Ganimete Musliu këmbëkryq në odë të burrave (FOTO)

21.11.2016 18:49:28

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sheshherë ka ditur të tregoj se është mjaftë burrërore sa i përket traditave e zakoneve të Drenicës.

Ajo asnjë herë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj dhe se çdo herë është shprehur krenare për vendin e saj.

Në disa fotografi të cilat vet deputetja Musliu i ka postuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, shihet se ajo është në një odë në Drenicë, e ajo që bie më së shumti në sy është vetë deputetja, pasi që në mesin e gjithë atyre meshkujve, ajo është e vetmja femër që shihet në këtë odë, përcjell “Zeri.info”.

Musliu ka treguar se këto fotografi janë bërë në njërën prej odave në Drenas.

Postimi i plotë:

Drenica ka tradite! Pas takimit me te rinjet e Drenasit te cilet jane te gatshem me tere kapacitetin e tyre te punojne qe festa e fitores se #PDK -se dhe #RamizLladrovcit te jete madheshtore me 5 dhjetor, une isha e nderuar sot qe ti bashkangjitem ekipit te fitores ku u mirepritem ne Odat e ngrohta te Drenasit. Ne nje mikëpritje madheshtore ne Konakun e Naim Bazajt , ne Konakun e Nexhmedin Dvoranit ne Terstenik dhe Konakun e Beqir dhe Zen Prokshit ne Verboc nuk ke si te ndihesh ndryshe vetem se fitimtar! Faleminderit që po i qëndroni besnik partisë vazhdojme te gjithe sebashku! #PDK #Mirenjohje per #NexhatDemakun #perkrahje per #RamizLladrovcin