Kryeministri Mustafa: Po flitet për interesa të Kosovës, e jo për interesa personale apo partiake

21.11.2016 18:52:02

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar se aktualisht koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Këto komente Mustafa i bëri pas pjesëmarrjes në konferencën ‘CiviKos’, ku ka folur rreth bashkëpunimit të qeverisë dhe shoqërisë civile.

“Unë nuk kam hequr dorë. Po bëj përpjekje dhe kërkoj që të gjithë të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje për Demarkacionin, sepse është humbje shumë e madhe për Kosovën”, ka thënë ai. “Do ta lusja opozitën dhe deputetët që kanë bërë vërejtje që të gjejmë forcën dhe argumentin për Demarkacionin, sepse flitet për interesa të Kosovës dhe jo interesa personale apo partiake”.