Popullariteti i Donald Trumpit është rritur shumë pas zgjedhjeve

21.11.2016 18:48:07

Popullariteti i Donald Trumpit është rritur për 9 për qind që kur është zgjedhur president i SHBA-vë, tregojnë anketat e reja në SHBA.

46 për qind të votuesve ka “mendim të mirë” ose “deri diku të mirë” për presidenti e zgjedhur amerikane.

Bëhet fjalë për rritje drastike te popullaritet nga 37 në 46 për qind në krahasim me anketat e para zgjedhjeve, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, mendimi negativ për të ka rënë për 16 për qind, nga 61 për qind në 46 për qind.

Rejtingu i është rritur edhe presidentit në largim, Barack Obama. 54 për qind e zgjedhjeve e pëlqejnë punën e Obamas, katër për qind më shumë sesa para zgjedhjeve