Dhunë në Aleppo pavarësisht tri orëve armëpushim

11.08.2016 13:21:04

Bombardime dhe sulme janë kryer sot nga ana e rebelëve në Alepo, pavarësisht një armëpushimi të përkohshëm të shpallur nga Rusia për të hapur rrugën për humanitarët  për të ndihmuar civilët, deklaruan aktivistët.

“Deri tani kemi raportime se ka luftime dhe bombardime”, tha Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. Gjenerali rus, Sergei Rudskoi tha dje për gazetarët se të gjitha armiqësitë ushtarake në krahinën e Alepos do të pushojnë për tre orë, për gjatë tri ditëve në vazhdim duke filluar nga e enjtja për të lejuar humanitarët për të ofruar ndihmë për civilët.

Armëpushimi do të fillonte sot në orën 10:00 dhe do të zgjatë tre orë. “Bombardimet janë akoma në vazhdim dhe propaganda ruse është një gënjeshtër”, tha Mahmoud al-Shami, aktivist në sektorin lindor të Alepos.