Irani e quan qesharake pretendimin se i ka shitur armatime grupit ISIS në shkretëtirën Sinai

11.08.2016 13:19:11

Një prej burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, e ka quajtur qesharake dhe të pakuptimtë, pretendimin e një prej agjencive të varura nga regjimi sionist se gjoja Irani i ka shitur armatime ISIS në rajonin Sinai të Egjiptit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars, ky burim e ka cilësuar mashtrues dhe të parëndësishëm këtë pretendim dhe ka theksuar se këto media me të tilla pretendime mundohen të rrisin kredibilitetin e tyre ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe dhe ajo nuk ndryshon me të tilla pretendime.

Qëndrimi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit rreth grupeve terroriste-sioniste si ISIS është krejtësisht i hapur. Irani nuk kursen asnjë përpjekje për luftën kundër grupeve terroriste dhe takfiriste dhe inkurajon botën për të luftuar të tilla grupe. Sot janë të paktë ata vende të cilët nuk e kanë kuptuar trekëndëshin e formuar nga regjimi sionist, Arabia Saudite dhe terroristët takfiristë të cilët përpiqen të krijojnë trazira dhe konflikte në rajon dhe në botë.