Deklaraten e Izetbegoviqit kanë përshëndetur boshnjakët e Kosovës

Deklaraten e Izetbegoviqit kanë përshëndetur boshnjakët e Kosovës

14.11.2017 13:58:41

Ai ka vlerësuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës do të kontribuoi në marrëdhëniet më të mira ndërmjet dy vendeve dhe do të zbuste problemet e qarkullimit të njerëzve si dhe marrëdhëniet ekonomike ndërmjet shteteve.

Ministri Demiri ka përshëndetur gatishmërinë dhe angazhimin e anëtarit boshnjak të kryesisë, duke vlerësuar se problemet politike në relacionet Kosovë-Bosnje dhe Hercegovinë më së shumti reflektojnë tek boshnjakët në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Gatishmëria dhe angazhimi i anëtarit boshnjak të kryesisë Bakir Izetbegoviqit që të njihet pavarësia e vendit tonë dhe të rregullohen marrëdhëniet, është mesazh që duhet ta përkrahim sepse ka të bëjë me problemet e qytetarëve të thjeshtë të të gjithë Ballkanit. Jam i bindur se marrëdhëniet më të mira politike do të ndikonin në bashkëpunim më të mirë ekonomik i cili nga lufta e fundit në Kosovë ka patur një fluks dinamik të rritjes ndërsa pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë është sjellur në minimum”, thekson Demiri.

Anëtari i Kryesisë së BosnjësdheHercegovinës Bakir Izetbegoviq në intervistën për Deutsche-Ëell-ën ka deklaruar se gjatë gjithë kohës ai ka kërkuar që të paktën të vendoset për të gjitha problemet teknike në relacion me Kosovën dhe ekonomia e Bosnjës dhe Hercegovinës duron, sepse ka problem në qarkullimin e mallrave dhe biznesmenëve nga Kosova.

Izetbegoviq tha se ai është një gjenerator i cili po përpiqet që të zgjidhen problemet në relacion me Kosovën por që është mëse e qartë se kush po ngre frenat e këtij procesi.

Në përsëritjen e pyetjes konkrete se a do ta njohë Bosnja dhe Hercegovina pavarësinë e Republikës së Kosovës, në të cilën pati mundësi të përgjigjet vetëm me Po ose Jo, Izetbegoviq tha: “Shpresoj që po”.