Muharrem Svarqa i bindur se më 19 nëntor, qytetarët do ta ndëshkojnë koalicionin e territ

14.11.2017 13:37:27

Kryetari i Ferizajt, dhe kandidat për kryetar komune nga radhët e LDK-së, Muharrem Svarqa e ka quajtur marrëveshje të ilegalitetit, koalicionin PAN edhe në këtë komunë.

Në një postim në facebook, z. Svarqa konsideron se ashtu sikurse në nivelin qendror, edhe në nivelin lokal në Ferizaj, është frika nga humbja ka shtyrë partitë drejt një marrëveshjeje për koalicion të ilegales.

Mirëpo, z. Svarqa është i bindur se sikurse më 11 qershor, edhe më 19 nëntor, koalicioni i ilegales do të marrë ndëshkimin e merituar dhe për këtë fton të gjitha subjektet të bëhen bashkë.

Ky është i plotë postimi i Muharrem Svarqës në facebook:

PAN dhe marreveshja e ilegaitetit per Ferizajn.��Sikur te mos u mjaftonte humbja e thelle ne zgjedhjet e 11 Qershorit, PAN ka vendosur te ribashkohet per te rikomfirmuar humbjen e thelle edhe ne Ferizaj. ��Per dallim nga koalicioni i territ qe e bene nen friken e humbjes naten, ne Ferizaj po ashtu nen tyrsine e humbjes realizuan kolicionin e ilegales, naten. U moren vesh per ta ndare pushtetin, por e bene larg qytetarit, larg interesave publike dhe ekskluzivisht per interesa personale. ��Njejte si me 11 qershor, edhe te dielen e 19 nentorit, PAN-i do te marr pergjigjen e merituar qyetare, duke i ndeshkuar dhe lene larg dhe vetem ne margjinat e kujteses si nje histori e hidhur.��Perbashkimi rreth lirise dhe barazise qytetare ne Ferizaj eshte vlera me sublime e qytetit tone dhe e jona si bijt e bijat e tij. ��Ftoj publikisht qe tani te gjitha subjektet politike qe bashkerisht te ndeshkojme logjiken e territ, te nentokes dhe te ilegalitetit dhe te mos u leme Ferizajn atyre qe diten e qajne e naten i fusin tmerrin.