Muharrem Svarqa me premtim të madh për bujqësinë në Ferizaj

14.11.2017 13:21:19

Bujqësia është një nga sektorët e rëndësishëm të ekonomisë, i cili është prekur shumë nga konkurrenca e pandershme e prodhimeve nga vendet fqinje etj.

Nevoja për subvencionimin e prodhimeve bujqësore, ka qenë dhe vazhdon të jetë jetike për këtë sektor.

Gjatë mandatit katërvjeçar, Ferizaj ka qenë ndër komunat që janë dalluar për subvencionimin e bujqësisë.

Gjatë këtyre viteve, komuna e Frizajt ka realizuar subvencione në vlerë prej 10 milionë eurove, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e këtij sektori të rëndësishēm.

Megjithatë, i vetëdijshëm se subvencionimi në bujqësi është i një rëndësie strategjike dhe shumë të rëndësishme, z. Svarqa ka parashikuar dufishim të këtyre subvencioneve në mënyrë që ky sektor dhe qytetarët që merren me bujqësi të mund të realizojnë prodhime më të shumta, të rritin cilësinë, të rritin edhe mundësitë për përballimin e konkurrencës nga prodhimet që vijnë nga fqinjët dhe të tjerët, e së këndejmi të rritin edhe të ardhurat e tyre.

/ Fokusi. org /