Deklarimi i pasurisë i pa kontrolluar (Video)

05.07.2017 22:10:25
Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publik shtetëror ndodh në mënyrë të rregullt çdo vit, por jo cdo herë ky deklarim po bëhet i saktë.
Përzgjedhja e kontrollimit të pasurisë nga ana e Agjencionit Antikorrupcion, bëhet në formë të shortit ku përzgjedhjet vetëm një pjesë e tyre për tu kontrolluar.

Drejtori i Departamentit për Deklarim të Pasurisë në kuadër të këtij Agjencioni, Afrim Atashi, tha se deri në vitin paraprak kanë evidentuar 25 zyrtarë publik të cilët e kanë prezantuar pasurinë e tyre në mënyrë të rreme.

Ndërsa Isuf Zejna nga Democracy Plus vlerësoj se pavarësisht ekzistimit të një institucioni siç është Agjencioni AntiKorrupcion i cili mbledh të dhënat e pasurisë për zyrtarët publike, ky institucion bën shumë pak në vlerësimin e tyre .

Zejna po ashtu shtoi se deri më tani nuk kemi pasur një sistem i cili kontrollon se a është duke e deklaruar nga ana e zyrtarëve publik pasuria e tyre me vlerën e tregut, qoftë ajo pronë e luajtshme apo e paluajtshme.