Mitrovica bëhet me parking të madh (Video)

05.07.2017 21:59:40
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka dhënë një parcelë komunale me qira për 99 vjet.

Aty pritet të ndërtohet një objekt që do të shërbejë vetëm si parking.

Do të ndërtohet një objekt dy kat nën tokë, dhe tri kat mbi tokë, vetëm për parking të makinave.

Bahtiri ka thënë se rregullimi i parkingjeve ka qenë premtim elektoral, që ai po e përmbush.