Del në shitje motori elektrik (Video)

13.01.2017 21:03:18

E ka parë dritën e prodhimit në vitin 2014 dhe tani pas më shumë se dy vjetësh del në shitje për tregun Europian. Flasim për motorin elektrik “Johammer J1”, i prodhuar nga një kompani austriake, me të njëjtin emër.

Me një autonomi që e lejon që të ece me 200 km në orë, Johammer tashmë është riemëruar si Tesla e dy rrotave.  Duke braktisur dizajnin klasik , ky motor elektrik ka një kuti alumini që mban baterinë.

Motori elektrik Johammer  është realizuar në di versione që quhen J1.150 dhe  J1.200, ku diferenca mes tyre është  e madhe.  Emri me numrat në fakt tregon për kalueshmërinë e kilometrave, duke shfrytëzuar ngarkesën e plotë të baterisë.