Delawie: Amerika do të investojë 12 milion dollar për luftimin e korrupsionit

20.09.2016 12:25:41

Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë konsiderojnë që luftimin më i madh i korrupsionit do të rris besimin e qytetarëve dhe zbut pa punësinë. Madje, Greg Delawie, Ambasador i ShBA-ve në Kosovë thotë se Biden luftimin e korrupsionit e trajtoi në mënyrë shumë personale kur ishte në Kosovë. Ai ka përmendur miliona dollarë që do të ndahen për luftën ndajë korrupsionit vetëm vitin e ardhshëm.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar tryezën të rrumbullakët “Etika në Biznes dhe Korrupsioni” më ç’rast Greg Delawie, Ambasador i ShBA-ve në Kosovë ka mbajtur fjalimin kryesor.

Ambasadori Delawie ka thënë se  luftimi i korrupsioni është diçka që ai kushtoj shumë vëmendje.

“Biden luftimin e korrupsionit e trajtoj në mënyrë shumë personale kur ishte në Kosovë. Kur kam ardhur në Prishtinë kam bërë agjendë se çka mund të arrij këtu në Kosovë. Korrupsioni pengon demokracinë dhe sundimin e ligjit, prish besimin e qytetarëve. Korrupsioni gjymton zhvillimin ekonomik largon bizneset dhe investitorët. Nënpresidenti Biden ka thënë që korrupsioni është kancer që e gërryen çdo njeri. Ne po investojnë para dhe po bëjmë përpjekje për ta luftuar këtë murtajë. 12 milion dollar qeveria ime do të investoj gjatë vitit të ardhëm për luftimin e dukurive të këqija”, ka thënë Delawie, shkruan lajmi.net

Ndërkaq, Arian Zeka, drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane tha se  luftimin i dukurive të korrupsionit do të rris besimin e qytetarëve dhe zbut pa punësinë.

Agon Gashi, arkëtar në Bordin e Guvernatorëve te Odës Amerikane ka thënë se “gjatë biznesit tonë ne jemi përpjekur që të aplikojmë praktika shumë të mira. Ne Meridian nuk jemi zmbraps asnjëherë për të prezantuar të bërit biznes. Ne fakt tani jemi model për kompanitë e  tjera”.

Ndërkaq, Vehbi Kajtazi kryeredaktor në portalin Insajder, ka konsideruar se me gjithë investimet që SHBA-ja ka bërë sistemi i zbatimit të drejtësisë është në gjendje të mjerueshme. Mbështetje në luftën kundër korrupsionit bizneseve u ka dhënë edhe Besim Kelmendi, prokuror i Prokurorisë Speciale.