Delawie kritikon liderët e shtetit, ja pse!

05.04.2018 11:14:28

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawe në një konferencë ku po flitet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me të marrë fjalën ka kritikuar mos pjesëmarrjen e femrave në këtë tryeze.

Delawie me këtë rast tha se nuk është i kënaqur me pjesëmarrjen e femrave në tavolinë pavarësisht se ato kanë një rol të madh në shoqëri.

“Nuk jam i kënaqur me pjesëmarrjen e grave në këtë tavolinë. Shpresoj që herën tjetër pjesëmarrja e grave të jetë më e madhe, gjysma e tavolinës të jetë me gra”, tha Delawie.

Po ashtu ai tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të finalizohet dhe kjo gjë nuk ka alternativë.