Delegacioni i BE-së në takim me krerët e shtetit (Foto)

28.02.2018 15:48:22

Delegacioni i Bashkimit Evropian i përbërë nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionerin Johanes Hahn, kanë arritur në Prishtinë pak orë më parë.

Treshja nga BE-ja në këto momente është duke zhvilluar takim me krerët e shtetit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.

Këtë e ka bërë të ditur komisioneri Hahn përmes një postimi në Twitter.

“Nevoja për të quar përpara gjithë rajonin, duke u bazuar në meritat individuale” ,ka shkruar Hahn.