Thaçi fali personin që shkaktoi aksident me fatalitet, reagon një familjar i viktimës

01.01.2020 21:46:32

Presidenti Hashim Thaçi, ka falur me dekret presidencial tre persona që po vuajnë dënime në burgje të Kosovës për vepra të ndryshme penale.

Arlind Latifi, është njëri nga të falurit e Thaçit, i cili kishte aksidentuar për vdekje 20 vjeçarin Butrint Bajrami.

Ai po mban dënimin në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, i janë falur gjashtë muaj.

E për këtë ka reaguar familja e të ndjerit, Butrit Bajrami.

Përmes një shkrimi në Facebook, njëri nga familjarët, Valon Bajrami, ka hedhur akuza ndaj presidentit Thaçi.

Ai e ka quajtur jashtë normales, faljen e Arlind Latifit nga Thaçi, pasi ka thënë se ende familja nuk ia ka falë për aksidentin që shkaktoi fatalitet.

Është shumë normale që presidenti apo ata që e kanë rekomandu me falë persona që vërtetë kanë bë vepër penale, por që janë pendu edhe janë pajtu mes familjeve, por me u falë dikush që e mbyte dikë me veturë prej kapadaillëku, kjo po me duket tejet e rëndë, plus që ne si familje nuk ua kemi falë, kjo duhet të merret parasysh”, ka shkruar ndër të tjera ai, njofton Telegrafi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje

Reagim ne emer te familjes Bajrami ndaj faljes qe Presidenti i Kosoves i paska bere personit i cili ishte shkaktar i vdekjes se nipit tim 20 vjecar Butrint Bajrami.

Eshte shume normale qe presidenti apo ata qe e kane rekomandu me fale persona qe vertete kane be veper penale, por qe jane pendu edhe jane pajtu mes familjeve, por me u fale dikush qe e mbyte dike me veture prej kapajdalleku, kjo po me duket tejet e rende, plus qe ne si familje nuk ua kemi fale, kjo duhet te merret parasysh!

Prandaj po e shpreh kete indinjate ne emer te familjes sime, sepse rasti i sotem per neve eshte shume i rende, goditje shpirterore sikur ate dite kur e kemi varrose djalin 20 vjecar.

Kjo ndodh vetem ne Kosove! Zhgenjim total.

Drejtesia nuk arrihet keshtu me falje. Pse Presidenti fal kur familja nuk e fal? Nuk eshte Presidenti me shtu dhimbje. 6 muaj ia fal gje qe denimin e ben shperblim. Jeta e nipit nuk vlen asgje ne keto rrethana a? Qfare eshte denimi nese nuk duhet ta godas kryersin e vepres penale. Kjo falje nenkupton qe nuk eshte denuar fare. Pastaj jeta e re e shuar nuk paska pase asnje vlere.

Me mijera raste Presidenti zgjodhi te godas ku eshte ma e ndishme situata.

Thjesht SKANDAL

P.S thashe edhe nje here ky eshte shqetesim qe po e paraqese ne emer te familjes sime!