Delimaj-Vetëvendosjes, të gjithë e keni një CD në kokë, flisni njejtë

02.10.2017 17:28:32

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin.

Ai ka thënë se të gjithë Vetëvendosje e kanë një CD dhe mendojnë njëjtë.

Demaliaj ka thënë se VV nuk ka drejtues, sepse sipas tij, anëtarët e partisë e kanë mundur me vota kryetarin.

“Krejt çka thoni ju ka përfunduar më 1997. Ju të gjithë e keni një CD të njëjtë, prej ati anëtarit në fshat e deri te kryetari. Kuvendi nuk është për fushat, por për t’i adresuar problemet e qytetarëve. Kam pasur muhabet me anëtarë të Vetëvendosjes, krejt më kanë thënë se Albin Kurti është i mençur. Mirë thash me vete, unë s’po mendoj më, mendon për mua Albin Kurti. Albin je inxhinier me profesion, a ia ka bë ndonjë projekt Kosovës, as semaforin tëndë në lagje se ke dizajnu”, ka thënë Demaliaj.