Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se ndëshkimi më i madh i deputetëve është vota e qytetarëve.
“Kemi shumë deputetë që kanë qenë shumë të votuar, por që kanë humbur vota në zgjedhjet e fundit”.
Deliu-Kodra ka thënë se një një formë ose në një tjetër ka llogaridhënie nga të zgjedhurit e popullit.
“Është një numër i madh i qytetarëve që e kanë gjetur derën në Parlament dhe po kërkojnë llogari nga të zgjedhurit e tyre”.
“Lllogaridhënia do të ishte më e madhe sikur të kishte zona. Unë iu përgjigjem qytetarëve qofshin ata votuesit e mi ose jo”.
Deputetja e PDK-së që është e ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se koalicioni qeverisës e ka pasur shumë të vështirë funksionimin.
“Kuvendi është shndërruar në vend trazirash. Kuvendi nuk guxon të shndërrohet në arenë. Kemi humbur dy vjet duke u sjellur rreth çështjes së Demarkacionit”.
“Kemi lënë anash arsimin, shëndetësinë. Të gjithë ata që kanë bërë veprime që nuk kanë qenë konform ligjeve të Kosovës”.
Ajo ka komentuar edhe për deklaratën e presidentit Hashim Thaçi se ai do të japë dorëheqje nëse nuk bëhet Ushtria.
“Është llogaridhënie, nëse Thaçi ka thënë se nëse Ushtria nuk bëhet jep dorëheqje. Nuk shoh asgjë të keqe në deklaratat e tij”.
“Ne si vend e kemi të domosdoshëm themelimin e Ushtrisë. Thaçi e ka bërë Ushtrinë edhe atëherë kur shumë të tjerë kanë pasur dilema. Thaçi di të bëjë Ushtri”.






































