Demarkacioni nuk është në rend dite sot, VV nuk planifikon ta ndërpresë protestën

04.08.2016 11:52:02

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje që nga ora 10:00 janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës duke protestuar kështu për mos ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Pavarësisht asaj se sot në rend dite në seancën e Kuvendit nuk është ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin, Vetëvendosje nuk e ka ndërmend ta ndërpres tani për tani protestën.

Zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi ka thënë se protesta e sotme nuk ka qenë e paralajmëruar.

“Kjo nuk ka qenë protestë e paralajmëruar, ne thjeshtë kemi ftuar aktivistë e qytetarë që të grumbullohen për ta parandaluar ndonjë tentim eventual të qeverisë për kontrabandim të demarkacionit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se do ta vlerësojnë ndërkohë se si do të vazhdojnë më tej sot.