Gjykata Speciale nis procedurat e kompletimit me ekipin e ri

04.08.2016 11:49:03

Dega e Gjykatës Speciale në Kosovë dhe Zyra e Prokurorit Special janë duke kërkuar staf të ri.

52 pozita të lira të punës, më përshkrimet  përkatëse, janë publikuar në konkursin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila do të gjykojë rastet nga Kosova.

Konkursi është hapur për staf të ri, të cilët do të jenë rezident në Hagë, dhe si i tillë do të jetë i hapur për të interesuarit deri në mes të shtatorit.