Nuk mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Hoti thotë se nuk ka funksionim normal të institucioneve

17.01.2018 12:35:34

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë edhe pas një orë pritjeje nga koha kur është caktuar të mbahet.

Ai tha se mbledhja e kryesisë ishte caktuar në ora 11:00 po nuk ishin prezentë përfaqësuesit nga pozitë dhe në mungesë të kuorumit nuk u mbajt mbledhja.

“Nuk ka funksionim normal… Fatkeqësi për vendin sepse po presin plot çështje shumë të rëndësishme…”, tha Hoti.