Ipeshkvia e Kosovës prezanton Mesazhin e Paqes të Papa Françeskut për vitin 2018

17.01.2018 11:45:02

Ipeshkvia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka njoftuar se, nesër, e enjte 18 janar 2018, do të bëjë prezantimin e Mesazhit të Paqes të Papa Françeskut për vitin 2018.

Mesazhi i Papa Françeskut për sivjet ka një temë shumë aktuale: “Migrantët dhe Refugjatët: burra e gra në kërkim të paqes”

Prezantimi do të bëhet në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës pranë Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në ora 12:00.

 

Të ftuar për të prezantuar me kumtesat e tyre janë:

Prof. Dr. Aziz Pollozhani, rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Don Viktor Sopi, drejtor i Caritas Kosova

 

Ju mirëpresim.

Zyra e Ipeshkvisë së Kosovës