Flamuri shtetëror i Kosovës po kërkohet të vendoset te rrethi kryesor në Prishtinë

09.02.2018 17:29:37

Në një nismë të organizuar në rrjetin social, Facebook, po kërkohet vendosja e flamurit të Republikës së Kosovës tek rrethi kryesor në Prishtinë, dhe kjo për rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në përshkrimin e këtij eventi thuhet se organizatorët e kësaj nisme nuk janë kundër flamurit kuq e zi, i cili ka një simbolikë për gjithë kombin tonë, mirëpo për festën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga komuna e Prishtinës të vendoset flamuri shtetëror i Kosovës, raporton lajmi.net.

Ndryshe, tek rrethi kryesor i Prishtinës, momentalisht është i vendosur flamuri kombëtar shqiptar, flamur ky i cili po kërkohet të zëvendësohet me flamurin shtetëror të Kosovës për datën e 17 shkurtit.