Demarkacioni, ‘Vetëvendosje’ kërkon mobilizim për protesta

07.08.2016 14:49:37

Çështja e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka bërë që subjektet opozitare (VV, AAK dhe Nisma) t’i mbajnë disa protesta.

Së fundmi, Lëvizja “Vetëvendosje” ka kërkuar bashkim të forcave që të ketë protesta madhështore, për ta kundërshtuar versionin aktual të demarkacionit, të bërë nga Komisioni Shtetëror.

Ylli Hoxha nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka apeluar gjithë qytetarët e Republikës të mobilizohen për protestën kundër demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai thotë se nuk beson tek deputetët e pozitës, pasi, sipas tij, të njëjtit mund ta shesin votën.

“Demarkacionin e kane bo Prontot. Deputetet e pozitës nuk janë te besueshëm. Kane dëshmuar se e shesin votën. Mos llogaritni ne ta, por mobilizohuni ne fshatra e lagje për protesta. Vetëm frika nga qytetari ne shesh mund t’i ndale”, ka shkruar ai.