Demat u ikin kujdestarëve, e pësojnë keq matadorët dhe qytetarët e habitur (Foto/Video, +18)

08.02.2017 16:56:26

Dy dema u kanë ikur kujdestarëve gjatë një gare në Meksikë – duke iu vërsulur matadorëve dhe shikuesve të cilët ishin të habitur dhe nuk ishin në dijeni që ata ishin futur.

Disa njerëz përfshirë një kameraman dhe një fotograf, goditen nga dy demat e tërbuar, transmeton Telegrafi.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në stadiumin “La Chona” në qytetin Encarnacion de Diaz për të shikuar spektaklin me demat, por kurrë nuk kishin menduar se ky spektakël për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi.

Njëri prej demave arrin ti afrohet shumë masës, dhe papritmas i vërsulet një matadori të cilën e tërheq zvarrë në tokë.

Edhe pse një grup tjetër matadorësh futen për ta ndihmuar kolegun e tyre, kjo duket se nuk i bëri përshtypje demit tjetër që tregohet i ‘vëmendshëm’ dhe e godet toreadorin e shtrirë në tokë.

Raportohet se nga ky sulmi toreadori Adolfo Ramirez ka pësuar lëndime trupore në dorë, këmbë, ndërsa matadori tjetër Cesar Morales i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë.