Dëme të mëdha në Istog si pasojë e motit të ligë (Video)

07.01.2017 20:49:56

Disa fshatra të Istogut kanë përjetuar dëme të mëdha, pas reshjeve të borës e motit të ligë.

Erërat e forta që kapluan fshatin Kaliqan e kanë dëmtuar tej mase atë, ndërsa në fshatin Vrellë kabllot e rrymës kanë rënë përtokë, për riparimin e të cilave këtu dolën edhe punëtorët e KEDS-it.

Banorët e kësaj ane kanë thënë se shpresojnë që do të kompensohen materialisht nga Komuna e Istogut e nga Qeveria në Prishtinë.