Demokracia në Veprim u bën thirrje partive politike që ta respektojnë ...

Demokracia në Veprim u bën thirrje partive politike që ta respektojnë kodin e mirësjelljes

20.09.2017 15:14:17

Demokracia në Veprim ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka shpalosur për aktivitetet e saj për zgjedhjet lokale.

 

Albert Krasniqi nga DnV tha se kanë rekrutuar 61 vëzhgues që do ta mbulojnë fushatën ndërsa për ditën e zgjedhjeve kanë angazhuar 2500 vëzhgues në fushatën 30 ditore.

Objektivi kryesor sipas tij do të jetë respektimi i kodit të mirësjelljes nga partitë politike.

“DNV mbetet e përkushtuar të raportoj për të gjitha raste ku ka shkelje të kodit të mirësjelljes. Iu bëjmë thirrje partive t’i përmbahen kodit të mirësjelljes mos të vendosin poster ku është e ndaluar me ligj. Mos t’i përdorin resurset publike për fushatë. Mos t’i përdorin fëmijët në mënyrë të organizuar në fushatë. Nga subjektet politike bëjmë thirrje te ofrojnë mundësi të barabarta për të gjitha grupet shoqërore në veçanti të grave”, tha Krasniqi.