Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takon presidentin Trump, merr mbështetje nga ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takon presidentin Trump, merr mbështetje nga SHBA

20.09.2017 15:46:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me bashkëshorten e tij, Lumnie Thaçi është takuar sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania Trump.

Siç deklaron Thaçi në Facebook, presidenti amerikan ka rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën dhe integrimin e  saj.

“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.