Hoti: Zgjedhjet e reja, të pashmangshme

20.09.2017 16:12:46

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se Qeveria aktuale duhet të dorëhiqet dhe se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.

Këtë koment Hoti e ka dhënë në llogarinë e tij në Facebook.

 

Ky është postimi i plotë:

Kryesia e Kuvendit deshton te caktoje seancen e radhes per shkak te insistimit te “shumices pakice” qe te shtyhet edhe me tej seanca e jashtezakonshme, qe u nderpre me date 10 shtator. Sapo grupi jone parlamentar dhe nenkryetari i Kuvendit Shala dolem jashte, kryesia nuk kishte kuorum per pune.

Kjo qeveri nuk mund te fonksionoje me kete shumice parlamentare prej vetem 60 deputeteve. Zgjedhjet tjera jane ta pashmangshme. E udhes eshte te japin doreheqje qe te mos thellohet kriza me tutje.