Denoncimi/ “Kushërira e Peleshit kërcënon me thika e maska 10-vjeçarin”

19.12.2016 20:33:39

Ish-kryeministri Berisha ka postuar ditën e sotme në “Facebook” një denoncim të një nëne anonime, e cila thotë se kushërira e Niko Peleshit, dikur nëndrejtoreshë shkolle, kërcënon me thikë djalin e saj 10-vjeçar.

Ajo thotë se fillimisht, zonja në fjalë e ka dhunuar në shkollë, dhe pasi është hequr nga shkolla vazhdon të kërcënoje 10-vjeçarin teksa ai kthehet nga shkolla.

Kjo sipas saj ndodh çdo ditë në qendër të Tiranës, por Policia thotë sipas saj, që djali fantazon.