Xhemajlaj uron Lladrovcin për detyrën e të parit të Drenasit

19.12.2016 20:32:07

Kandidati i Nismas për Kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka uruar kundërkandidatin e tij, Ramiz Lladrovcin, në fitoren e djeshme për detyrën e re për të parin e komunës.

Për më shumë ja dhe statusi i plotë i Xhemajlajt:

Te dashur banorë të Komunës së Drenasit

Unë Isa Xhemajlaj

Ju falënderoj nga zemra për angazhimin dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor për Kryetar të Komunës së Drenasit.

Ne i bëmë krenar banorët e komunës sonë sepse i sollëm demokracinë dhe shpresën në Drenas.

Kjo nuk do ishte e mundur pa angazhimin e qindra vullnetarëve qe na u bashkuan për ta bërë Ndryshimin në qytetin tonë të varfër.

Pavarësisht rezultatit, ne do i mbetemi besnik dhe do ta vazhdojmë kauzën tonë për ta bërë Drenasin Ndryshe ,

Të zhvilluar e me të ardhme më të mirë për Ne dhe Fëmijët tanë.

Kryetarit të ri të Drenasit ja urojmë detyrën e re në Komunën tonë.

Me respekt I.XH’’