Denoncimi shokues i doktorit italian: Ju kanë mashtruar gjatë gjithë kohës për pandeminë, është një sajesë kolosale mediatike

07.05.2020 18:11:15

Mjeku kirurg italian, i specializuar në alergologji dhe imunologji klinike, Salvatore Raino bëri një denoncim shokues, duke e cilësuar pandeminë një histori të sajuar dhe një mashtrim kolosal mediatik.

Në një video të postuar në “Facebook”, Raino përmend një artikull të “Washtington Times”, ku flitet për të njëjtat që çështje që ai ka ngritur prej kohësh dhe që është munduar të demaskojë paaftësinë dhe mosreagimin në kohë të autoriteteve për të vepruar ndaj situatës.

““Washington times” më në fund nxori një artikull që tregon fytyrën e vërtetë të pandemisë, si një histori e sajuar, një mashtrim kolosal mediatik. Këto muaj, nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam shpjeguar se e vërteta nuk ishte ajo e proklamuar nga informacionet e mallkuara që jepeshin. Për faj të shumë njerëzve të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, nuk ishte e mundur që të ndalohej në kohë dëmet e pallogaritshme që shkaktoi çmenduria, keqdashja dhe paaftësia kanë gjeneruar për të gjithë. Nuk kisha nevojë për artikullin e “Washington Times”, por për të njëjtat mekanizma që na çuan në situatën aktuale, njerëzit kanë nevojë të kenë konfirmim për të vërtetën, edhe pse e kanë para syve.

Lista e personave që kanë përgjegjësi në mbarëvajtjen e çështjes Covid është aq e gjatë, saqë s’mund t’i përmend dot të gjithë ata që tani duhet të kenë kuptuar se ç’kanë bërë.

Qeveria ka bërë të njëjtën lojë që nga fillimi, disa persona që e konsiderojnë veten teknikë dhe thonë se duhet të bazohen në kompetencat e tyre. Ndërsa sugjeruesit nuk marrin përsipër përgjegjësi për atë që thonë, përfaqësuesit e qeverisë lirohen nga të njëjtat përgjegjësi, sepse janë këshilluar ta bëjnë diçka të tillë. Injoranca e veprimeve tuaja nuk krahasohet as me atë të një fëmijë me probleme mendore, pasi e mbani veten për të rritur dhe të shëndoshë mendërisht, por nuk preferuat ta përdorni moshën dhe diturinë tuaj për situatën.

Nuk ishin të aftë të merrnit përsipër as edhe një grimcë përgjegjësie për disproporcionin e informacioneve të mbrapshta që jepnit dhe të atyre të drejta”, -thuhet në videon e postuar në “Facebook”.