Denonconi abuzimet/ Top Story investigim për kompanitë që blejnë kreditë e këqija

26.10.2020 21:52:40

Top Story në Top Channel, do të realizojë një dokumentar për kompanitë që mbledhin kreditë e këqija në Shqipëri. Në redaksinë e Top Story kanë ardhur me dhjetra denoncime, për mënyrën sesi janë trajtuar qytetarët nga bankat apo institucionet financiare.

Bëhet fjalë për mijëra kredi të këqija, që janë blerë tek bankat e nivelit të dytë nga kompani të krijuara vitet e fundit. Më pas këto kompani kredi-mbledhëse, kanë vendosur tarifa abuzuese dhe kanë sekuestruar asete të qytetarëve.

Ne ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo abuzim që është kryer nga kompanitë e mbledhjeve të kredive të këqija.