Deponohen para të falsifikuara në banka, raportohen tri raste

Deponohen para të falsifikuara në banka, raportohen tri raste

08.12.2020 12:56:12

Rasti i parë ka ndodhur disa ditë më parë në Gjakovë, kurse dy rastet tjera në Prizren dhe Prishtinë kanë ndodhur gjatë të hënës me vetëm 10 minuta diferencë.

Në ora 12:40, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ishin raportuar në polici se një monedhë prej 100 eurosh është falsifikuar, ndërkaq, vetëm 10 minuta më pas, në ora 12:50 pesë monedha prej 50 euro është raportuar të jetë gjetur gjatë deponimit të parave në rrugën “Luan Haradinaj.

Detaje nga raporti i policisë:

Rr. Nënë Tereza, Gjakovë 04.12.2020 – 16:00. Ankuesja femër kosovare zyrtar e bankës, ka raportuar se gjatë numërimit ka hasur në një monedhë prej 100 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar. 

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 07.12.2020 – 12:40. Ankuesi mashkull  kosovar zyrtar i bankës, ka raportuar se gjatë numërimit ka hasur në një monedhë prej 100 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar. 

Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 07.12.2020 – 12:50. Ankuesi mashkull  kosovar, zyrtar në bankë, ka raportuar se gjatë deponimit të parave janë gjetur pesë monedha të bankënotave 50 eurove. Monedhat janë konfiskuar, rasti është duke u hetuar