Deputet mos mbeteni paftyrë e me marre

22.03.2019 14:37:59

Nga Binak Maxharraj

Në vned te seances së jashtëzakonshme të Parlamentit të caktuar për
sot për te debatuar për kazinot dhe lojrat e fatit,më mirë do të ishte
që për sot të thirret Senca e Parlamentit për të kërkuar s’çarim nga
Kreret e shtetit për lajthitjën dhe mashtrimin qe ua banë kur një vitë
më parë ju mashtruan duke ju detyruar qe ta votoni demarkacionin me
Malin e Zi më kushtin e liberalizimit te vizave por edhe më kushtin qe
vija kufitare me Malin e Zi te rishqyrtohet dhe të korrigjohet.

Edhe pas një viti kjo nuk ndodhi edhe përkundrejt premtimit të
Kryeministrit Harajdinaj qe korrigjimi do te ndodhë,sepse po ky ishte
edhe kushti që Partia e tij ra në kurth për ta votue
demarkacionin,por…

Më sot kjo punë edhe zyrtarisht mori fund.

Nuk është rastesi qe Ministri i jashtëm i Malit të Zi bash erdhë sot
në diten kur para një viti u votu demarkacioni dhe ua bani te çartë
krereve te shtetit tonë,e sidomos Ramush Hrajdinaj se puna e
demarkacionit ka përfunduar,se nuk do të kët korigjim të kufirtit,për
çka edhe Ramushi u pajtu i shkoj fytyra.

Por Juve deputet për mos me ju shku fytyre e me mbetë më marre në
seancen e sodit duhet të kërkoni sqarim për mashtrimin që ua banë
kreret e shtetit kur e votuat demarkacionin më ç’rast Kosova humbi
8200 hektar tokë.

Nese nuk e bani këte si te mashtruar,atehere do te baheni edhe ju
bashkmashtrues të popullit,do të mbeteni me marre e pa fytyrë sepse ju
jeni të zgjedhurit e popullit.