Deputetët e LDK-së dhe të koalicionit LAA janë unik, tha Hoti

21.07.2017 16:19:00

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti me anë të një postimi në facebook është shprehur i bindur se deputetët e listës të cilës ai i ka prirë janë unik në vendimet e tyre.

Ai ka pretenduar se përpjekja e fundit nga Haradinaj për të siguruar votën e Teuta Rugoëvs, i ka qartësuar të gjitha.

“Nga sot te gjitha konspiracionet moren fund. Perpjekja e fundit i qartesoi te gjitha. Deputetet e LDK-se jane unik. Deputetet e koalicionit LAA jane unik. Qeveria e ardhshme eshte proevropiane. Pike”, ka shkruar në facebook Avdullah Hoti.

Sot gjatë ditës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte zhvilluar një takim me familjen Rugova, nga ku ai kishte marrë mbështetje për kandidaturën e tij si kryeministër.

Kurse, gjatë ditës ishte vet vajza e presidentit Rugova, e cila ka theksuar se vendimet e saj do të jenë në një rrjedhë me ato të Lidhjes Demokratike të Kosovës.