Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe nënkryetarët e Kuvendit kanë filluar të zënë vendet e tyre në Kuvend.
Po ashtu edhe një pjesë e madhe e deputetëve të Kosovës kanë zë vendet e tyre dhe në çdo çast pritet të fillojë seanca për votimin e Qeverisë Haradinaj, raporton lajmi.net.
Gjithashtu edhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PANA, Ramush Haradinaj është në sallë.
Lista Serbe deri në këto momente nuk është parë e pranishme në Kuvend, sido qoftë seanca do fillojë edhe pa ta.






































