Pacolli me ministrat e tij arrin në Kuvend

09.09.2017 16:39:01

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, sapo ka arritur në Kuvendin e Kosovës së bashku me deputetët e partisë së tij.

Në këto fotografi shihet edhe Behgjet Pacolli i cili do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Albena Reshitaj e cila do të jetë ministre e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik.