Deputetët kritikojnë ‘ashpër’ Haradinajn

17.04.2018 16:10:30

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca duke e kritikuar mungesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme tha se detyrë e qeverisë së Kosovës është llogaridhënia në Kuvend, raporton “Zëri.info”.

“Punë e Qeverisë së Kosovës është edhe dhënia e llogarisë në parlament, nuk është Qeveria veç me u mbyll në kabinet qeveritar, por edhe të jap përgjegjësi këtu për vendimet që i ndërmerr”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij arsyetimi i Qeverisë për mos pjesëmarrje nuk është i drejt.

 

“Arsyetimi i Qeverisë se nuk kam kohë, nuk funksionon në asnjë vend demokratik. Mirë kishte me qenë që kryeministri gjatë këtyre ditëve të jetë në Kuvend, që të kryhen këto interpelanca dhe debate parlamentare”, ka theksuar Konjufca.

Lidhur me mungesën e kryeministrit, reagoi edhe deputeti Dardan Sejdiu, i cili ka thënë që është e rëndësishme që të jenë në interpelancë ata të cilët janë të ftuar për interpelancë.