Kurti publikon emrat dhe fotografitë e atyre që urdhëruan vra sjen e Fehmi Aganit

08.05.2020 10:54:13

Në 21 vjetorin e vra sjes së profesor dr. Fehmi Aganit, kryetari i Republikanëve të Kosovës, prof. Faton Kurti ka publikuar fotografinë dhe emrat e atyre që urdhëruan.

Sipas Kurtit, vrasja e Fehmi Aganit ishe urdhëruar nga Radomir Markoviq, një ish oficer serbë që shërbeu si drejtues i agjencisë së sigurisë shtetërorë UDB.

E Markoviq, sipas Kurtit nuk do mund të ndërmerrte asgjë pa urdhrin e Ljubisha Dikoviqit, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe.

Shkrimi i plotë: Ideatori i rezistencës së Kosovës ndaj okupatorit serb, i nënvlerësuar dhe i njohur pak ose aspak nga vetë shqiptarët, por i konsideruar tepër i rr ezikshëm aq sa vr asja e tij ishte urdhëruar direkt nga Beogradi në kaosin e lu ftës.

Armiqtë gjithëherë kanë sulmuar dhe eleminuar të parët inteligjencën, kokat e mendimit dhe patriotët e vërtetë. I tillë ishte akademiku dhe dëshmori ynë i lirisë Fehmi Agani.

PS. Në publikimin tonë në fb me 24 Janar 2019, ne REPUBLIKANËT E KOSOVËS, REK patëm premtuar se do ta ndërmarrin një nismë që të sjellin para drejtësisë, vra sësit e Akademikut Dr. Fehmi AGANI.

Sipas informacioneve tona, vrasja e Dr. Fehmi Aganit ishte urdhëruar nga Radomir “Rade” Marković, një ish oficer i inteligjencës serbe që shërbeu si drejtues i agjencisë së sigurisë shtetërore UDB. Ky nuk mund të ndërmerrte asgjë pa urdhërin e Ljubiša Diković, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe.

Sipas dëshmisë së zonjës Agani: