Deputeti i AAK-së: Kurti po tenton të përvetësojë arritjet e Haradinajt

18.04.2020 16:09:09

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Syla me anë të një postimi në Facebook ia ka numëruar Kurtit disa siç i quan ai, disa suksese të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj,

Këto arritje, sipas Sylës, është duke tentuar Kurti që tash t’i shfaqë si të vetat.

Syla e ka quajtur Kurtin “manipuluesi më i madh që populli e ka parë ndonjëherë”.

Ky është reagimi i tij:

Për dy vite, Ramush Haradinaj, i vetëm, arriti që temën e ndarjes së Kosovës ta bëj të vdekur.

Ai për veprimet e tij u ndëshkua, duke pranuar ftesë nga Haga, edhe pse është i vetmi që dy herë është shpallur i pafajshëm nga gjykatat ndërkombëtare.

Ramush Haradinaj kishte mjeshtërinë që edhe të realizojë qëllimet kombëtare, duke sakrifikuar veten, por duke mbajtur të mirëqenë raportin e shkëlqyer me Amerikën e aleatët e tjerë.

Mbrëmë, manipuluesi më i madh që ky popull e ka parë ndonjëherë, i ndihmuar edhe nga një ‘profesor’ në studio, provoj ta përvetësoi atë meritë për vete.

Për keqardhje në çfarë derexhe po bie Kryeministri i 50 ditëve. Kur e kupton, atë po e bën vetëm për pushtet.