Deputeti i LDK-së: Isa, Vjosa e Albini të nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur

25.12.2019 12:17:44

Haxhi Avdyli, i cili ka fituar edhe në zgjedhjet e 6 tetorit postin e deputetit, i ka bërë thirrje kreut të parties Isa Mustafa, që sot të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje me VV-në.

Sipas tij, nëse nuk ndodh kjo, zhgënjimi qytetar i nesërm mund t’i hakmerret dy palëve por edhe vendin e vendos në rrugë pa krye.

“Guri në rrugën e koalicionit mund të hiqet nëse bëhemi bashkë për ta larguar e nga ai gur të ndërtojmë Ura mirëbesesimi e bashkëpunimi afatgjatë.”

Shkrimi i plotë:

Në momentin kur jemi 24 orë para konstituimit të Kuvendit, është momenti që kryetari i LDK-së e VV-s më shumë të mendojnë si qytetar i Kosovës me shumë halle e kërkesa e më pak si kryetar partish.

Më shumë të takohen me punëtorë të sektorit privat, me arsimtarë e studentë, me mjekë e pacientë , me bujqë e biznesmenë e më pak dësgojnë jurishnikët partiakë, militantë, servil e karrierista që më shumë kanë hallin e vetes e klanit se sa hallin e shtetit.

Guri në rrugën e koalicionit mund të hiqet nëse behemi bashkë për ta larguar e nga ai gur të ndërtojmë Ura mirëbesesimi e bashkëpunimi afatgjatë.

Sepse ai guri (posti i Presidentit) mbetet vetëm një mjet për të larguar malin e gurëve e shkëmbinjëve të keqqeverisjes së kaluar e fushave të minuara nga ata. Koha është sot që Isa Mustafa ,Vjosa Osmani e Albin Kurti të nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur nga qytetarët sepse zhgënjimi qytetar i nesërm mund ti hakmerret dy palëve por edhe vendin e vendos në rrugë pa krye.

Nesër mund të kemi koalicion me fitues të besimit qytetar ose fërkim duarsh të humbësve të zgjedhjeve të 6 tetorit që veq në ujëra të turbullta mbijetojnë politikisht.