Emrat e kandidatëve për kryetar të PS-ës në disa qytete

25.12.2019 11:39:33

Kryesia e Partisë Socialiste (PS) ka diskutuar për emra e kandidatëve për kryetarët e rinj të degëve në rrethe.

Top Channel ka mundur të sigurojë disa prej emrave të diskutuar në mbledhjen e kryesisë.

Për PS Durrës në garë janë Luan Zaza dhe Ardit Kertusha, po dy kandidatë në Vlorë, Anduel Tahiraj dhe Albana Hodaj.

Drejtimin e PS Elbasan do ta marrë në dorë me komandim të përkohshëm deputetja Evis Kushi deputete. Sakaq Eduard Ndreca, Taulant Malshi dhe Florida Cuni janë në garë për të marrë drejtimin e PS Lezhë.

Nuk ka dilema se kush do ta drejtojë PS e Tiranës. Me vendim unanim të kryesisë, degën më të madhe të kësaj partie do ta drejtojnë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.