Deputetja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila: Ekziston mundësia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

14.08.2017 12:44:09

Sipas deputetës nga koalicioni LAA, konsultimet e PAN-it janë të paarsyeshme Mimoza Kusari -Lila deputete e Kuvendit të Kosovës nga Alternativa fjalimin e parë nga foltorja e kuvendit u kërkoi falje qytetarëve pasi siç thotë ajo po humbet kohë dhe se ekziston mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve tjera të jashtëzakonshme. “Ajo çka na po ballafaqohemi janë konsultimet që po kërkohen nga koalicioni PAN”, tha Kusari-Lila duke thënë se këto kunsultime do të duhej të realizoheshin para zgjedhjeve. Deputetja e Alternativës Mimoza Kusari- Lila tha se ky është fillimi i fundit të një keq-qeverisjeje. Në sallë pas pauzës ishin 53 deputetë dhe nuk kishte kuorum për vazhdimin e seancës konstituive megjithatë, ai lejojë debat.