Deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi : Koalicioni PDK-LDK nuk është jetëgjatë

14.03.2017 09:04:18

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi ka thënë se koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së nuk është jetëgjatë.

“Me vështirësi që po manifestohen e shoh të vështirë që ky koalicion do të shkojë. Mënyra se si kanë ngecë disa gjëra flet për një shkurtim jetë të koalicionit”, tha Kajtazi në “Kontakt”.

Ajo më tej, shtoi se këto dy parti historikisht nuk kanë pasur miqësi, por sipas saj, janë bashkuar nga logjika shtetëformuese.

“Nuk është i lehtë nuk ka filluar lehtë. Historikisht nuk flet për shumë miqësi mes këtyre subjekteve. Megjithatë ajo që i ka bashkuar është logjika shtetëformuese dhe ruajtja e aleancave ndërkombëtare. Ka qenë si koalicion edhe më herët por nuk ka shkuar deri në fund”, shtoi Kajtazi.