Qeveria paraqet raportin mbi financimin publik të OJQ-ve

14.03.2017 09:00:02

Qeveria e Kosovës publikisht paraqet sot raportin e parë mbi financimin publik të organizatave të shoqërisë civile në Republikën e Kosovës për vitet 2015-2016.

Kjo ngjarje është organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit.

Raporti i cili u zhvillua me mbështetjen e projektit të BE-së ”Mbështetja për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile”, mbledh informacione në lidhje me institucionet e financimit, organizatat përfituese dhe shumat të disbursuara gjatë viteve 2015 dhe 2016.

Publikimi i raportit paraqet një hap të rëndësishëm në përmirësimin e transparencës së fondeve publike të OJQ-ve në Kosovë dhe do të bëhet një detyrë vjetore pas miratimit të rregullores së Qeverisë për kriteret, standardet dhe procedurat mbi financimin publik të OSHC-ve, të cilat do të jenë objekt i konsultimit publik gjatë javëve të ardhshme.

Do të mbahet një tryezë e rrumbullakët me palët kryesore të interesit nga shoqëria civile, organet e qeverisë, komuniteti i donatorëve dhe mediat.