Deputetja e VV-së reagon pas sulmit ndaj bashkëshortes së Stavilecit

28.08.2017 17:10:07

Për sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të PDK-së, Blerand Stavilecit, që ka ndodhur pak më parë ka reaguar edhe Shqipe Pantina nga Vetvendosje.

Ajo përmes një statusi në Facebook, ka bërë thirrje te organet e rendit, që të ndalen me ‘togelfjalëshin’ hetimet vazhdojnë dhe të zënë ata që kanë quar dorën mbi Vitore Stavileci, gruan e ministrit Stavileci.

“Cilat do qofshin arsyet dhe motivet eshte e turpshme dhe e papranueshme te ngritet dore mbi nje grua! Organet e rendit mjaft me me togefjalshin “hetimet vazhdojne”
#stopdhunesndajgruas”, ka shkruar Pantina.