Dëshmitari X, Rama ironizon PD: Me të Lulëzimi lider e Shqipëria në Polin e Veriut

17.05.2018 23:46:08

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mbrëmje për precedentin Xhafaj, duke shpërndarë në profilin e tij në Facebook videon e Dëshmitarit X të Partisë Demokratike, dhe duke ironizuar ato çka pohon Albert Veliu.

Kryeministri tregon edhe njëherë se nuk i merr seriozisht akuzat e opozitës për ministrin e Brendshëm.

“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”, shkruan Rama në Facebook.