Dështon raundi i parë për zgjedhjen e presidentit, vetëm 78 deputetë morën pjesë në votim

03.04.2021 21:19:23

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se konsiderohet që nuk pati kuorum të mjaftueshëm në raundin e parë të votimit për president.

Kësisoj duhet të përsëritet votimi i raundit të parë për president të ri të vendit.

“Përsëritja e votimit të parë të ndodhë menjëherë”, tha Glauk Konjufca.

Nga Kuvendi i Kosovës u bë e ditur se në raundin e parë të votimit morën pjesë vetëm 78 deputetë, që do të thotë nuk pati kuorum të mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit.

Kësisoj brenda pak minutave pritet që të vazhdohet me raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.