Shqipëri/ Shkon mbi 185 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri, Manastirliu nxjerr shifrat ditore

03.04.2021 21:07:57

Vijon procesi i vaksinimit kundër covid në Shqipëri. Që nga nisja e procesit të imunizimit kundër pandemisë, në vendin tonë janë vaksinuar më shumë se 185 mijë persona, një shifër optimiste nëse e krahasojme me vendet e rajonit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton  se gjatë 24 orëve të fundit 13 010 persona të tjerë kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Prej së shtunës, procesit të vaksinimit masiv iu bashkuan gazetarët dhe efektivët e policisë.