Sërish shifra të larta vdekjesh nga covid, Italia e gjitha “e kuqe” fundjavën e Pashkëve

03.04.2021 20:56:34

Gjatë 24 orëve të fundit, 376 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, duke e çuar në 110,704 numrin total të viktimave.

Edhe numri i rasteve të reja vijon të mbetet i lartë me 21,261 infeksione të reja. Në total, numri i infeksioneve që nga nisja e pandemisë ka shkuar në 3,650,247

E gjithë Italia bëhet zona e kuqe për fundjavën e Pashkëve dhe të hënën e Pashkëve, me rregulla edhe më të rrepta në disa zona. Në Campania, Puglia dhe Liguria, nuk ka qasje në shtëpitë e dyta për banorët dhe jorezidentët.